Edon Zhegrova “gjunjëzon” Murinjon
![Edon Zhegrova](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/08/Edon-Zhegrova.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Edon Zhegrova edhe njëherë ka treguar se është një armë e fortë për skuadrën franceze të Lille, ndërkohë që ka shënuar golin e fitores në ndeshjen e Champions përballë skuadrës turke të Fenerbahce që drejtohet nga Jose Mourinho.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës e nisi ndeshjen nga stoli, për tu hedhur në fushën e lojës në minutën e 71-të, ndërsa në minutën e 90’+1 shënoi golin e fitores në këtë ndeshje të parë, e kthimit do të luhet pas një jave në Turqi.
Në këtë sfidë, francezët shënuan të parët me anë të Santos pas 12 minutash lojë, ndërsa skuadra turke shënoi golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 80-të me anë të Kahveci.