Edona Bilali mesazh nga Shiroka – Kandidatja e PS: Shembulli tipik i transformimit dhe vëmendjes së qeverisë shqiptare drejt turizmit

Shiroka është shembulli tipik i transformimit dhe vëmendjes së qeverisë shqiptare drejt turizmit.
Ky ka qënë mesazhi që deputetja dhe kandidatja e PS ne Qarkun e Shkodrës Edona Bilali ka përcjellë gjatë takimeve me banorë dhe biznese në këtë zonë.
Gjatë takimeve, banorët kanë vlerësuar vëmendjen që i është dhënë Shirokës me investimin e para 5 viteve që është përkthyer në më shumë turistë të cilët vizitojnë këtë zonë e cila është kthyer në atraksionin kryesorë turistik të Shkodrës.