Edukimi për median dhe informacionin / Trajnimi kishte si synim njohjen e studentëve me aspekte të informimit

vilma miroli
Në mjediset e Fakultetit të Shkencave të Edukimit në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua trajnimi me temë: “Edukimi për Median dhe Informacionin” organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias.
Ky trajnim dy-ditor kishte si synim njohjen e studentëve me aspekte të veçanta të informimit si: rrjetet sociale si burim informacioni, elementët e dizinformimit, edukimi mediatik dhe të menduarit kritik.
Të ftuar në rolin e lektorëve ishin: Erlis Çela dhe Lutfi Dervishi.
Trajnimi “Edukimi për Median dhe Informacionin” zgjati për dy ditë me radhë dhe ai do të vijojë edhe në universitete të tjera të vendit.