Edukimi përmes muzikës, të rinjtë e Shoqatës Kulturore “Prenkë Jakova” luajtën pjesë muzikore në piano
Në Bibliotekën “Marin Barleti” u zhvillua koncerti me të rinjtë pjesëmarrës të Shoqatës Kulturore Artistike “Prenkë Jakova”.
Paraqitja përpara publikut dhe familjarëve me anë të materialeve muzikore në piano që ato kanë studiuar përgjatë kësaj kohe është kthyer në tradite prej disa vitesh përmes kësaj forme të organizimit.
Rëndësia e familjarizimit me muzikën është ajo që synohet përmes formave të tilla të edukimit ndërkohë synohet zyrtarizimi i kësaj forme në sistemin shkollor.
Në të kaluarën të rinjtë pjesëmarrës janë vlerësuar me çmime të ndryshme në evenimentet ku kanë marrë pjesë.