Egje, anija ushtarake shqiptare “Oriku” shpëtoi një gomone me 20 persona në bord

Anija ushtarake shqiptare “Oriku” gjatë patrullimit në detin Egje shpëtoi një gomone në vështirësi me 20 persona në bord.
Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Anija shqiptare “Oriku” me mision në detin Egje vijon kontributin në parandalimin e emigracionit të paligjshëm në ujërat e Aleancës, tha zoti Peleshi.
Ekuipazhi shqiptar, gjatë lundrimit në rajonin e patrullimit, shpëtoi një gomone në vështirësi me 20 persona në bord, nënvizoi mininstri shqiptar i mbrojtjes.
Shtetasit nga Palestina iu dorëzuan Rojës Bregdetare greke për procedurat e mëtejshme.