Egjipti gati të ndihmojë në evakuimin e afro 7 mijë shtetasve të huaj nga Gaza
Egjipti po përgatitet të krijojë lehtësi për evakuimin e rreth 7 mijë shtetasve të huaj në Gaza përmes kalimit Rafah.
Ministria e Punëve të Jashtme egjiptiane bëri të ditur se ky vendim vjen pas takimit midis zyrtarëve të ministrisë së Jashtme, ambasadorëve dhe përfaqësuesve të tjerë të huaj në Kajro.
Zyrtarët egjiptianë thonë se plani i evakuimit do të kryhet “në përputhje me rregulloret dhe ligjet qeverisëse të Egjiptit, dhe rolin që i takon çdo misioni të huaj në pritjen e shtetasve të tij nga vendkalimi Rafah”.
Shtetasit e parë të huaj mundën të kalonin nga Gaza në Egjipt të mërkurën ndërsa evakuimet rifilluan të enjten dhe pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Njëzet ambulanca kanë mbërritur në vendkalimin Rafah në anën egjiptiane, duke pritur për të marrë palestinezët e plagosur”, tha një zyrtar egjiptian.
Një zyrtar i qeverisë egjiptiane konfirmoi për CNN se 45 palestinezë të plagosur kaluan në Egjipt nga Gaza të mërkurën dhe aktualisht janë duke u trajtuar në spitale të ndryshme.
Sipas Al-Qahera Neës të lidhur me shtetin egjiptian, 70 kamionë humanitar që transportonin ndihma janë parkuar gjithashtu jashtë pikës kufitare, në pritje për të hyrë në Gaza.