Egjipti pret bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit, Tel Avivi ngre çështje të reja
Izraeli ka bërë kërkesa të reja që mund të zgjasin bisedimet për një armëpushim dhe marrëveshje të pengjeve për të burgosurit me Hamasin.
“Hamasi kishte dhënë tashmë miratimin e tij për qëndrimin e fundit të paraqitur nga Izraeli. Por në takimin e së premtes, Izraeli paraqiti çështje të reja”, citohet të ketë thënë burimi për mediat izraelite.
Gazeta citon një burim të paidentifikuar izraelit të njohur me negociatat të ketë thënë se Izraeli ka shfaqur një “qëndrim të ashpër” në bisedime.
Disa media kanë raportuar se burimet izraelite vlerësojnë se bisedimet pritet të vazhdojnë për rreth tre javë.
Ndërkaq, Egjipti do të presë delegacionet izraelite dhe amerikane për bisedimet e armëpushimit në Gazë.
Televizioni shtetëror i Egjiptit, Al Qahera Neës, thotë se vendi do të presë delegacionet izraelite dhe amerikane për të diskutuar “çështjet e pazgjidhura” në një marrëveshje të mundshme të armëpushimit të Gazës.
Duke cituar një zyrtar të lartë, Al Qahera Neës thotë se Egjipti po zhvillon bisedime me grupin terrorist palestinez Hamas për të përfunduar marrëveshjet e armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve për të burgosurit.