Egjiptianët kërkojnë vëmendje, kreu i këtij komuniteti: Duhen investime në këtë zonë

Rrugica të ngushta gjarpëruese, shtëpi që kërkojnë ndërhyrje, mungesë kanalizimesh e deri te papunësia. Është ky realitetit i hidhur i familjeve të komunitetit egjiptian, të cilët janë të vendosur në hyrje të Shkodrës.
Ndryshe nga komuniteti Rom, një gjë e mirë që është bërë me këtë komunitet është integrimi i fëmijëve si dhe ndjekja e shkollimit duke i larguar nga rruga.
Në Shkodër banojnë rreth 500 familje egjiptiane të shpërndara në lagjen “Liria” dhe në lagje të ndryshme të qytetit.