Egnatia e Vllaznia, dyshe titulli

Egnatia e Vllaznia ecin me hap titulli

Egnatia e Vllaznia ecin me hap titulli në krye të renditjes, me vetëm dy pikë distancë nga njëra-tjetra. Kampionët janë skuadra perfekt, me pesë fitore më 2025, ndërsa shkodranët kanë katër fitore dhe vetëm një humbje, shkaktuar pikërisht nga skuadra rrogozhinase.

Egnatia vazhdon marshimin e vitit 2025 duke arritur fitoren e pestë radhazi, në po aq ndeshje të zhvilluara këtë vit në Abissnet Superiore, ndërkohë që ecën pa e ngadalësuar hapin edhe në Kupën e Shqipërisë, tashmë me një këmbë në gjysmëfinale. Në të njëjtin hap me kampionët në fuqi ecën edhe Vllaznia, e cila në pesë ndeshjet e vitit 2025 ka katër fitore dhe vetëm një humbje, pikërisht kundër Egnatias.

Është pikërisht ajo fitore 2-0 në Shkodër që i ka dhënë mundësinë skuadrës së Edlir Tetovës të bëjë parakalimin në renditje karshi kuqebluve, të mbetur vetëm me dy pikë larg, ndërkohë që kanë mbetur pas Dinamo e Partizani, këto të dyja tashmë edhe me ngërç në nivelin e lojës, përtej lënies së pikëve.

Egnatia është rikthyer tashmë në makinerinë e vajisur mirë, ku të gjitha ingranazhet lëvizin në unison e me të cilat janë ingranuar më së miri edhe blerjet e reja, të kërkuara nga Tetova, ndërkohë që diamanti i skuadrës tani është Regi Lushkja, që udhëheq me dhjetë golat e tij. Vllaznia ndoshta nuk është makineria perfekt si Egnatia, por tërhiqet drejt majës ka individët e saj të çmuar.

Bekim Balaj është lideri dhe golashënuesi i skuadrës, por dritat e skenës tashmë po i merr përherë e më tepër “Fëmija i tmerrshëm” Kevin Dodaj, 19-vjeçari fantastik që mban gjallë traditën e shkëlqyer të prodhimit të talenteve nga akademia e Vllaznisë.

Bashkë me kapitenin dhe të riun edhe Esat Mala, tashmë në moshë pjekurie, motori i palodhur i kuqebluve. Dy skuadra që ndezin garën e kampionatit, në pritje të Dinamos e Partizanit që të kenë rigjetur formën në maj, për të garantuar një katërshe fantastike titulli.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.