Lajme

Egnatia e Vllaznia, dyshe titulli

Egnatia e Vllaznia ecin me hap titulli në krye të renditjes, me vetëm dy pikë distancë nga njëra-tjetra. Kampionët janë skuadra perfekt, me pesë fitore më 2025, ndërsa shkodranët kanë katër fitore dhe vetëm një humbje, shkaktuar pikërisht nga skuadra rrogozhinase.

Egnatia vazhdon marshimin e vitit 2025 duke arritur fitoren e pestë radhazi, në po aq ndeshje të zhvilluara këtë vit në Abissnet Superiore, ndërkohë që ecën pa e ngadalësuar hapin edhe në Kupën e Shqipërisë, tashmë me një këmbë në gjysmëfinale. Në të njëjtin hap me kampionët në fuqi ecën edhe Vllaznia, e cila në pesë ndeshjet e vitit 2025 ka katër fitore dhe vetëm një humbje, pikërisht kundër Egnatias.

Është pikërisht ajo fitore 2-0 në Shkodër që i ka dhënë mundësinë skuadrës së Edlir Tetovës të bëjë parakalimin në renditje karshi kuqebluve, të mbetur vetëm me dy pikë larg, ndërkohë që kanë mbetur pas Dinamo e Partizani, këto të dyja tashmë edhe me ngërç në nivelin e lojës, përtej lënies së pikëve.

Egnatia është rikthyer tashmë në makinerinë e vajisur mirë, ku të gjitha ingranazhet lëvizin në unison e me të cilat janë ingranuar më së miri edhe blerjet e reja, të kërkuara nga Tetova, ndërkohë që diamanti i skuadrës tani është Regi Lushkja, që udhëheq me dhjetë golat e tij. Vllaznia ndoshta nuk është makineria perfekt si Egnatia, por tërhiqet drejt majës ka individët e saj të çmuar.

Bekim Balaj është lideri dhe golashënuesi i skuadrës, por dritat e skenës tashmë po i merr përherë e më tepër “Fëmija i tmerrshëm” Kevin Dodaj, 19-vjeçari fantastik që mban gjallë traditën e shkëlqyer të prodhimit të talenteve nga akademia e Vllaznisë.

Bashkë me kapitenin dhe të riun edhe Esat Mala, tashmë në moshë pjekurie, motori i palodhur i kuqebluve. Dy skuadra që ndezin garën e kampionatit, në pritje të Dinamos e Partizanit që të kenë rigjetur formën në maj, për të garantuar një katërshe fantastike titulli.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Hetimi i krimeve zgjedhore, Çela: Bashkëpunim me KQZ-në për një plan masash

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme,…

6 hours ago

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, mblidhet Nënkomiteti i 16-të “Drejtësia, Liria dhe Siguria”

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha hapi sot takimin e radhës së Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe…

6 hours ago

Italia i dhuron Shqipërisë 2 anije, Vengu: Do pasohet nga 2 veprime të tjera, mbrojmë kufirin detar

Dy anije të klasit “Vedeta 2000” i shtohen flotës së shtetit shqiptar falë bujarisë së…

6 hours ago

Delegacioni europian vlerëson zgjedhjet në Kosovë: Gjithëpërfshirëse dhe paqësore

Vëzhguesit ndërkombëtar kanë bërë një pasqyrë, lidhur me procesin zgjedhor të një dite më parë…

12 hours ago

KQZ: Rreth 190 mijë të regjistruar nga diaspora, miratohet 77% e kërkesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

12 hours ago

Moti- Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

12 hours ago

This website uses cookies.