Ekipi i Trump dhe administrata Biden nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Ekipi i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe administrata e presidentit në largim Joe Biden kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, duke mundësuar një tranzicion të plotë të pushtetit.

Ky memorandum, sqaron shefja e kabinetit të Trump, lejon kandidatët e piketuar për të qenë pjesë e kabinetit, që të nisin nga puna.

“Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes së kabinetit të tij të ardhshëm, Presidenti i zgjedhur Trump po hyn në fazën tjetër të tranzicionit të administratës së tij duke ekzekutuar një Memorandum Mirëkuptimi me Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Joe Biden. Ky angazhim i lejon kandidatët tanë të synuar të kabinetit të fillojnë përgatitjet kritike, duke përfshirë vendosja e ekipeve të uljes në çdo departament dhe agjenci, dhe të përfundojë tranzicioni i rregullt i pushtetit,” tha Susie Wiles, shefja e kabinetit të presidentit të zgjedhur.

Republikani Donald Trump mundi demokraten Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale amerikane të mbajtura më 5 nëntor. Inaugurimi i tij është caktuar për 20 janar 2025.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.