Ekonomi, për pagesa preferohen më shumë kartat e debitit
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e parë të këtij viti janë realizuar 9.8 milionë transaksione me karta bankare. Rreth 9.3 milionë, ose 95% e tyre ishin tërheqje cash nga bankomatet dhe pagesa në terminale POS.
Ndërkohë, depozitimet në ATM, tërheqjet cash në terminalet POS, transaksionet për mbushjen, rimbushjen, ose tërheqjen e vlerës së mbetur të parasë elektronike apo pagesat me para elektronike përbëjnë vetëm 5% të totalit të transaksioneve me kartë.
Gjithnjë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rezulton se vlera totale e transaksioneve në tre muajt e parë të vitit ishte 116 milionë lekë.
Nga kjo shifër e përgjithshme, rreth 334 milion lekë ishin tërheqje cash nga bankomatet dhe 64 milion lekë pagesa me karta nga terminalet POS.
Në tre muajt e parë të vitit 2024, bankat kanë emetuar rreth 1.4 milionë karta të reja. Përkatësisht, 1.2 milion ose 98% e kartave janë debiti, ndërsa mbi 120 mijë janë karta krediti dhe 71 mijë karta me funksion paraje elektronike.
Kartat në përdorim janë VISA me 735 mijë përdorues dhe MasterCard me 722 mijë.
Sipas ScanTV