“Ekrani i artit”, risitë e edicionit, festivali këtë vit inauguron kinemanë “Republika” si hapësirë e komunitetit qytetar
“Ekrani i Artit” vjen me edicionin e tij të shtatë që nis nga data 5 qershor dhe përfundon më 9 qershor. Shkodra do të mirëpresë përgjatë këtyre ditëve vepra të video artit, filmit të shkurtër e të gjatë, dokumentarë e fiction, punime nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë që do të shfaqen në disa mjedise kulturore. Edicioni i ri do të shënojë edhe rihapjen e “Kinema Republika”.
“Ekrani i Artit” mbetet një nga ato evenimente që promovon përherë Shkodra në disa dimensione të saj.
Një seri bisedash e takimesh do shoqërojnë ditët e festivalit që ka hyrë në rrugën e traditës.