Ekselentet e “Jordan Misja”/ Dy maturantet janë shpallur fituese të olimpiadës në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Klara dhe Antigona janë dy nga maturantet ekselente të Shkodrës, gjithashtu fituese të vendit të parë të Olimpiadës në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Ata janë pjesë e shkollës së mesme publike “Jordan Misja”. Rezultatet e arritura janë “frut” i orëve të shumta studimore dhe përkushtimit të vazhdueshëm që ata kanë treguar ndaj mësimeve.Klara u angazhua vitin e kaluar edhe me festivalin teatror për të rinj ku gjimnazi “Jordan Misja” rrëmbeu vendin e parë.Antigona ishte pjesë e kampionatit të debatit në të cilin gjimnazi “Jordan Misja” u rendit i katërti në shkallë kombëtare. Për drejtuesen Blediana Osja dhe mësuesen lëndëve Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Rudina Llazari, dy maturantet ekselente janë një krenari e shkollës.Klara dhe Antigona kanë nisur të mendojnë për të ardhmen e tyre. E para ka dëshirë të studiojë për Drejtësi ndërsa e dyta për Psikologji. Të dyja dëshirojnë t’i ndjekin studimet në Shqipëri por sfida më e afërt e tyre mbetet përgatitja për Olimpiadën në nivel kombëtar ku synojnë të marrin rezultatet maksimale.