Ekskluzive/ Alma Arrazi u vetëmbyt me 3 fëmijët, del përgjigjja e analizave toksikologjike

Shkak i vdekjes së dy fëmijëve të Alma Arrazit ka qenë mbytja. Është ky përfundimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa ende pritet përgjigjja për Alma Arrazin dhe njërin prej fëmijëve të saj.

Gazetarja e “Jetë Shqiptare”, Aida Topalli, bëri me dije po ashtu se, sipas analizave toksikologjike, rezulton se nëna dhe 3 fëmijët nuk kanë konsumuar asnjë lloj lënde që të ketë ndikuar në marrjen e aktit tragjik të vetëmbytjes.

Instituti i Mjekësisë ligjore i ka dërguar Prokurorisë së Shkodrës përgjigjen e analizave toksikologjike të 4 viktimave nga ku ka rezultuar se ata nuk kanë konsumuar asnjë lloj lënde që të ketë ndikuar në aktin final. Po ashtu nga Instituti i Mjekësisë ka ardhur përgjigjja për dy fëmijët e Alama Arrazit se shkak i vdekjes është mbytja dhe nuk është konstatuar asnjë lloj dhune. Pritet përgjigjja e analizave për shkakun e vdekjes së Alma Arrazit dhe njërit prej fëmijëve të saj”, u shpreh gazetarja Topalli.

Alma Arrazi u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna sëbashku me 3 fëmijët e saj të mitur, ngjarje e cila tronditi opinionin publik. Shkak i këtij akti të ndërmarrë nga Alma Arrazi dyshohet të ketë qenë dhuna në familje, ndërsa bashkëshorti i saj, Erdgys Arrazi ndodhet në burg.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.