Ekskluzive/ Angelina Mango: Kënga e Besës më pëlqeu shumë. Po shijoj pjesëmarrjen në Eurovision

Fituesja e Sanremos dhe përfaqësuesja e Italisë në EUROVISION, Angelina Mango në një intervistë ekskluzive nga Suedia për emisionin “Jetë Shqiptare”, deklaroi se po e shijon maksimalisht eksperiencën në Eurovision 2024 që starton këtë të martë në orën 21:00.

Mango komplimentoi gjithashtu edhe “Titan”, këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision të këngëtares Besa Kokëdhima.

E kam dashur muzikën që kur kam qenë 2 vjec, kam shpenzuar shumë kohë me muzikën. Ajo që ndodhi me jetën time është e papritur e këndshme dhe duhet të bëj më të mirën. Jam 100% këtu, jam shumë krenare dhe dua të mësoj nga kjo përvojë.

Po absolutisht, i kam dëgjuar të gjitha këngët. më pëlqeu vërtet kënga juaj”, tha Angelina.

Këngëtarja Mango shprehu gjithashtu dëshirën për të vizituar sa më shpejt Shqipërinë.

Kam dëgjuar që është vend shumë i bukur dhe shumë shpejt do dëshiroja ta vizitoja”, tha ajo.

Sa i përket pjesëmarrjes së saj në Eurovision, Mango deklaroi se nuk ka qëllim final çmimin e parë, por të shijojë eksperiencën.

Ndër të tjera, ajo theksoi se babai i saj i cili nuk jeton më, do të ishte ndjerë krenar nëse do e shihte që po shkel skenën e Eurovision.

/rtsh.al/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.