Ekskluzive! Atentati ndaj Trump, dëshmitari: Pati panik në turmë kur shërbimi sekret tha mund të ketë një qitës të dytë

Shqiptari Vatan Cana ka qenë dëshmitar i atentatit ndaj Donald Trump, i cili ka shpjeguar të gjithë ankthin dhe panikun që ndjeu brenda atyre pak minutave.

Në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH, Cana tha se në fillim nuk u kuptuan që ishin të shtëna, por ajo u bë e qartë kur Trump u rrëzua dhe sigurimi i erdhi në mbrojtje.

Cana ishte pjese e tubimit të Trump dhe ndodhej shumë pranë podiumit, ndërsa kujton se paniku mes turmës u përhapu kur shërbimi sekret tha se mund të kishte një qitës të dytë.

“Unë dhe një shoku im ishim në tubim dhe sapo mbërritëm u ndalëm nga shërbimi sekret që na kontrolluan. Kur u futëm brenda po afroheshim sa më afër podiumit. Gjithçka ka ndodhur kur ai nisi të fliste brenda 5 minutash kemi dëgjuar 1-2 të shtëna dhe nuk menduam që ishin të tilla pasi menduam mos ishte zjarrfikësja që gjuante me ujë. Kur nisëm plumbat e tjera atëherë e kuptuam dhe u ulëm të gjithë. Të gjithë ishim të frikësuar. Shërbimi sekret na tha se ka mundësi të jetë dhe një gjuajtës i dytë dhe të gjithë njerëzit u futën në panik dhe filluan të largoheshin. Unë kam dëgjuar 5 të shtëna. Unë isha përballë Trump dhe kur ai ra kuptova që gjendja është reale.

Kur dolëm nga tubimi dhe një nga shokët e mi po bënte intervistë për BBC pamë atë personin që kishte parë autorin dhe e kishte raportuar tek efektivët. Ishim të gjithë poshtë dhe nuk dinim në do kishte sulm tjetër çfarë duhej të bënim , a duhet të iknim. Atë moment ndihesh në ankth dhe pak i humbur”, tha Cana.

Dondal Trump i mbijetoi një atentati gjatë një tubimi në Pensilvani, ku mbeti i plagosur lehtë në veshin e  djathtë. Autori i sulmit u identifikua një 20-vjeçar, i cili u ekzekutua nga shërbimi sekret pak sekonda pas sulmit. Autoritetet në SHBA kanë nisur hetimet lidhur me motivet e sulmit por edhe me dështimin e  sigurisë se si mundi autori të qëllonte nga në distancë aq e shkurtër pa u kuptuar nga shërbimi sekret.

/rtsh.al/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.