Gazetarja e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH ka sjellë rrëfimin e një të burgosuri në burgun e Reçit, i dënuar për vrasje.
I dënuar me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e dy fqinjëve të tij, Pashk Ndreca rrëfen historinë fatkeqe të tij për të cilën ka shprehur pendesë.
Gjatë rrëfimit Ndreca thekson se u ndje i detyruar drejt këtij akti ndërsa thotë se gabimi më i madh që ka bërë është që u largua nga shtëpia pas ngjarjes.
“Në 2008 bëra një vrasje të dhimbshme , por të detyrueshme. Brenda oborrit të shtëpisë , të cilët njerëz të papërgjegjshëm, më erdhën në shtëpi pasi të tillë quhen pasi të vijnë me armë në shtëpi. Por gabimi im ishte që u largova nga shtëpia ime dhe më humbën të gjitha provat. Duhej të kisha qëndruar aty. Mirëpo kisha 2 rrugë, ose të më dëmtonin ose të ikja unë. Zgjodha rrugën për të ikur.
Fqinjët erdhën në shtëpi për një ngatërresë të vogël, por ishin familje me probleme dhe më binin në qafë. Jam penduar pasi jetën njeriut ja merr Zoti, por siç thash ishte vrasje e detyrueshme”, tha Ndreca.
Pashk Ndreca ka kryer 16 vite dënim deri më tani.
Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…
Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…
Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…
Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…
Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…
This website uses cookies.