Categories: AktualitetLajme

Ekskluzive- Dhuna ndaj Princ Lekës, avokati: Skena, e regjistruar. Do kërkojmë largimin e Elias nga pallati mbretëror

Avokati Aranit Roshi ka zbuluar ekskluzivisht për “Jetë Shqiptare” detaje nga dhuna ndaj Princ Lekës dhe kallëzimi penal që ky i fundit ka bërë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe babait të saj.

Roshi u shpreh se ngjarja është shënuar ditën e djeshme, dhe se deri në ato momente çifti ka patur konsensus për zgjidhjen me marrëveshje të divorcit.

“Ka patur komunikime nga ana e vjehrrit të vet që kanë qenë jo etike dhe deri diku të dhunshme, dhunë verbale. Por asnjëherë të këtij graviteti.

Duke qenë se ishte duke marrë zgjidhje çështja përmes një marrëveshje, për të mos e acaruar marrëveshjen, është vlerësuar të fokusohemi te zgjidhja e çështjes me marrëveshje. për aq kohë sa palë është Elia. Ata kishin arritur në mirëkuptim për ta zgjidhur çështjen me marrëveshje. Në rastin e djeshëm, veprimeve të dhunshme iu bashkëlidh edhe vetë ish-bashkëshortja, Elia, e cila ishte e përfshirë në dhunën ndaj Princit”, u shpreh Roshi.

Ky i fundit zbuloi gjithashtu se Princ Leka do i kërkojë ish-bashkëshortes që të largohet nga Pallati Mbretëror dhe se do i sigurojë asaj qiranë në një tjetër banesë.

Ai theksoi se e gjithë skena e dhunës ndaj Princ Lekës është e filmuar dhe se pamjet i janë dorëzuar Policisë. Princ Leka ka kërkuar urdhër-mbrotje, dhe po ashtu edhe ish-bashkëshortja e tij.

Është depozituar kërkesa për zgjidhjen e çështjes me marrëveshje e nënshkruar nga të dy palët.

Të gjitha palët kanë rënë dakord. Nuk ka patur problematika në lidhje me sistemimin e marrëdhënieve me papoja të rrjedhin nga divorci, por motivet kanë qenë me mënyrën si e kanë përjetuar zgjidhjen e martesës familjare.

Princi ka kërkuar urdhër mbrojtje, ka bërë dhe një kallëzim penal. Ne jemi të gatshëm, ne jemi larguar nga ato, nga banesa dhe ka krijuar komoditetet Elias për zgjidhjen e martesës, i ka kaluar disa pasuri që t’i sigurojë jetesë dinjitoze.

Por tani, ne do kërkojmë që të sigurojmë pagesën e një qiraje që ajo të jetojë diku tjetër dhe të largohet nga Pallati.

Kemi vajtur, kemi bërë kallëzimin dhe kemi kërkuar urdhër-mbrojtje, dhe pala tjetër është paraqitur më mbrapa. Besoj se dhe Elia për të njëjtat pretendime. E gjithë skena e dhunës është e regjistruar, për arsye etike nuk i kemi publikuar por i janë vënë në dispozicion policisë dhe aty duket kush ka qenë dhunuesi dhe kush i dhunuari”, u shpreh avokati.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Procesi i numërimit në KZAZ nr 2 / KZAZ 2 përfshin të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Shkodër

KZAZ nr 2 numëron 106 qendra votimi me 70,959 zgjedhës. Nga numërimi i nisur pas…

30 seconds ago

KZAZ 5 vijon numërimi – Zelna: Procesi  normal dhe pa problematika

Ashtu si procesi i votimit të së dielës, edhe numërimi i votave në KZAZ 5…

15 minutes ago

PD forcë e parë në Shkodër – Vijon pa probleme procesi i numërimit të votave

Vijon numërimi i votave në qarkun e Shkodrës. PD-ASHM vazhdon të jetë e para, e…

16 minutes ago

Numërimi i votave në Shkodër / Kryeson PD-ASHM, ndjekur nga PS ndërsa PSD forcë e tretë

Që prej mesanatës po vijon numërimi në qarkun e Shkodrës.  Procesi po vijon pa problemenë…

28 minutes ago

Krimet zgjedhore gjatë fushatës dhe votimit, SPAK: Po hetojmë 39 kallëzime! 17  verifikim në polici, 25 mosfillim hetimi

Struktura e Posaçme Antikorrupsion bëri të ditur të dhënat zyrtare për krimet zgjedhore, të cilat…

41 minutes ago

Votat e diasporës, Greqia do trajtohet veçmas. Procesi i numërimit ende i pezulluar, Celibashi i pranishëm te “Parku Olimpik”

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare, diaspora ka ushtruar të drejtën e…

43 minutes ago