Ekskluzive – Juliana Pasha: Festivali i Këngës në RTSH, skena autentike e muzikës shqiptare

83c03118566e440f8b42f0fb527d8794

83c03118566e440f8b42f0fb527d8794

Pas pak ditësh në RTSH zhvillohet Festivali 62 i Këngës, një ngjarje muzikore plot sfida, por edhe me shumë mundësi për të gjithë artistët ambiciozë që duan të promovohen jo vetëm në Shqipëri, por dhe në skenën evropiane të Eurosong.

Juliana Pasha, një nga zërat më të zëshëm të muzikës në skenat shqiptare, por edhe ato evropiane, që ka përfaqësuar Shqipërinë edhe në Eurosong, në prag të këtij Festivali, në një intervistë ekskluzive për RTSH.al, komenton se Festivali i organizuar nga Radiotelevizioni Shqiptar ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet skena e muzikës autentike shqiptare.

Karriera ime ka nisur në këtë skenë dhe po aty ka arritur kulmin e saj,” shprehet Juliana Pasha.

Nisur nga përvoja e saj, ajo ka komentuar edhe pjesëmarrjen në Eurosong, sfidat që duhet të përballojnë këngëtarët shqiptarë në këto ngjarje të mëdha muzikore.

Sipas saj, pjesëmarrja në Eurovision mbart në vetvete të mirat dhe të këqijat e saj për një artist.

Të gjithë pretendojnë fitoren, por kjo nuk është një garë vrapimi kush del i pari. Prandaj çdo artist duhet të jetë i përgatitur shpirtërisht për çdo koment pozitiv apo negativ, që vjen zakonisht nga shtëpia jonë,” komenton Juliana Pasha.

Intervista e plotë

RTSH.al: Pas pak ditësh në RTSH zhvillohet Festivali i 62 i Këngës, një ngjarje muzikore plot sfida, por edhe me shumë mundësi për të gjithë artistët ambiciozë që duan të promovohen jo vetëm në Shqipëri, por dhe në skenën evropiane. Si do ta vlerësoni këtë ngjarje unike, por dhe çfarë do t’u këshillonit artistëve pjesëmarrës?

Juliana Pasha: Festivali ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet skena e muzikës autentike shqiptare. Karriera ime ka nisur në këtë skenë dhe po aty ka arritur kulmin e saj. Artistëve të rinj do u sugjeroja përkushtim çdo ditë për të mbajtur vokalin në formë dhe për ta bërë këngën pjesë të personalitetit të tyre, por edhe kompozitorëve do u sugjeroja seriozitet në krijimin e këngëve.

RTSH.al: Nga eksperienca juaj, çfarë do të thotë pjesëmarrja në festivalin Evropian dhe cilat janë sfidat që duhet të përballojnë këngëtarët shqiptarë në këto ngjarje të mëdha muzikore?

Juliana Pasha: Jo vetëm për mua, por besoj për të gjithë artistët që kanë prekur skenën e Eurovision, është një përgjegjësi e madhe. Pjesëmarrja ne Eurosizion mbart me vete të mirat dhe të këqijat e saj për një artist. Duke qenë se je në një garë, sigurisht që të gjithë pretendojnë fitoren, por kjo nuk është një garë vrapimi ku të gjithë e shohin me sytë e tyre kush del i pari, por një garë ku në rrethana të ndryshme vendosin të tjerë se kush fiton e kush humbet. Prandaj, çdo artist duhet të jete i përgatitur shpirtërisht për çdo koment pozitiv apo negativ që vjen zakonisht nga shtëpia jonë.

RTSH.al: Pa hyrë në teknikat e votimit, a mendoni se duhet të ketë një moment reflektimi edhe për kompozitorët shqiptarë mes një vijueshmërie të traditës dhe kozmopolitizmit me të cilën po përballet sot arti në përgjithësi dhe muzika në veçanti? Të ruajnë traditën apo ti përshtaten “modës”?

Juliana Pasha: Muzika shqiptare ka shembuj pafund të kompozitorëve të shumtë, që e kanë përshtatur traditën me modernen, duke sjellë këngë të veçanta që i kanë rezistuar viteve. Gjithsesi, nuk besoj se formulat janë ato që e bëjnë një këngë të suksesshme. Ndonjëherë është edhe punë fati.

RTSH.al: A përfaqëson Eurosong vlerat më të mira të muzikës evropiane dhe si ndikon ai në botën e muzikës? Apo është thjeshtë një mbrëmje muzikore dhe kaq?

Juliana Pasha: Çdo festival është krijuar për të përcjellë vlerat e muzikës së një kombi. Në këtë rast Eurosong i ka mbledhur të gjithë bashkë, që secili shtet të përcjellë pak nga vlerat e artit të tyre. Zakonisht janë këngët fituese që hyjnë në chart-et botërore, por ka edhe përjashtime, sidomos për këngët- le te themi- radiofonike. Sigurisht që Eurovision nuk është vetëm një mbrëmje muzikore edhe pse mund të them me plot bindje se të gjithë fansat e tij e shijojnë pafund çdo pjesëmarrje të secilit shtet. Është edhe një mundësi e artë për të hyrë në tregun evropian nëse shkon i përgatitur me stafin e duhur të menaxhimit.

RTSH.al: Duke e parë pas pak vitesh pjesëmarrjen tuaj në Eurosong, çfarë do të kishit ndryshuar?

Juliana Pasha: Nuk do të ndryshoja asgjë. Mendoj se kemi bërë më të mirën tonë duke u përfaqësuar me një këngë që vazhdon ende të jetë nga më të preferuarat e fansave të Eurovision. Përpos faktit që është nga të vetmet raste kur Shqipëria u kualifikua në finale për të tretin vit rresht – atë vit ne e mendonim shpeshherë që edhe mund te penalizoheshim, duke qenë se kishim dy kualifikime radhazi – por, “It’s all about you” e gjeti vetë rrugën drejt kualifikimit, duke e çuar për të tretin vit radhazi Shqipërinë në finale.

RTSH.al: Cili është mesazhi juaj për artistët pjesëmarrës në Festivalin e 62 të këngës në RTSH?

Juliana Pasha: Shijoni këngën tuaj, shijoni skenën e Festivalit dhe mendojeni fitoren, sepse të gjithë jeni në garë për të fituar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.