Categories: LajmePolitikë

Ekskluzive- Kryeministrja italiane Meloni viziton Tiranën më 5 qershor, pritet nga Rama

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni pritet të vizitojë Tiranën javën e ardhshme më 5 qershor. Burime për RTSH bëjnë të ditur se Meloni do të pritet nga kryeministri Edi Rama

Vizita e kryeministres Meloni ndodh edhe në kuadër të Javës italiane të Kulturës në Shqipëri. Ende nuk janë zbardhur detaje të agjendës së kryeministres Meloni.

Ndërkaq vijojnë punimet për kampet e emigranteve që do të sistemohen në territorin shqiptar në Shëngjin e Gjadër për llogari te shtetit italian, pjesë e marrëveshjes për emigrantët firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë. 

Marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët u firmos në Romë më 6 nëntor 2023 nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ndërsa u ratifikua në parlamentin e të dy vendeve. Marrëveshja ka një afat 5 vjeçar, ku emigrantët që tentojnë të hyjnë në Itali do të sillen në Shqipëri, ku në Gjadër dhe në Shëngjin të Lezhës do të ngrihen strukturat akomoduese të tyre deri në pritje të miratimit të kërkesë për azil apo dëbimit të tyre në atdhe.

Kapaciteti maksimal është 3 mijë emigrant dhe procesi i verifikimit dhe procedurat e përshpejtuara për azil nuk do të zgjasin më shumë se 28 ditë. Në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

12 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

12 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

12 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

13 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

15 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

15 hours ago

This website uses cookies.