Ekskluzive/ Moderatorja në lot, flet për aksidentin që i rrezikoi jetën: Qëndrova 1 muaj në kujdes intensiv

Me lot në sy, moderatorja e njohur Alma Çelaj tregoi, në një rrëfim ekskluziv në emisionin “Jetë shqiptare” në RTSH, se kishte pësuar një aksident të rëndë 2 vite më parë, që i rrezikoi edhe jetën.

Çelaj u shpreh se pasioni i saj për hipizmin e çoi atë të regjistrohej në një klasë ku të mësonte rreth këtij sporti, por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan siç moderatorja i kishte planifikuar.

Ajo tregoi se u rrëzoi dhe goditi kokën, duke përfunduar në Spitalin e Traumës ku ka qëndruar për 24 orë e pavetëdijshme. Çela rrëfeu se kishte qëndruar 1 muaj në kujdes intensiv, ndërsa nuk mundi t’i mbante lotët kur kujtoi sakrificën dhe dhimbjen e prindërve të saj gjatë kësaj periudhe.

Unë kam patur një pasion për hipizmin që vendosa një ditë ta bëj realitet. Ndoqa një klasë të parë hipizmi në një guidë të caktuar dhe për fat të keq gjërat nuk shkuan mirë për shkak të një gabimi njerëzor dhe unë pësoj një incident. Rrëzohem godas kokën dhe shkoj te Spitali Traumës 24 orë e pavetëdijshme dhe në rrezik për jetën. Kam qëndruar 1 muaj në kujdes intensiv. Ka qenë një periudhë shumë sfiduese, një periudhë ku ti nuk ha dot vetë, nuk mund të ndërrohesh vetëm, një periudhë ku t’i bëhesh fëmijë dhe gjëja më e trishtë është të shikosh prindërit e tu që… jam pa fjalë.

Pas kësaj ngjarje, moderatorja qartësisht e ka marrë edhe një mesazh nga jeta, teksa shprehet:

Ne kemi gjithçka çdo ditë për sa kohë që kemi shëndetin. Nëse ka pasur një premtim që i kam bërë vetes sa të dilja nga spitali dhe të ecja sërish sepse kam patur një problem me ecjen, mendova që nuk do shqetësohesha më për gjëra të vogla. Nuk do ta merrja të mirëqenë kohën sepse një ditë të bukur t’i pëson një incident nga një gabim njerëzor dhe gjërat ndryshojnë”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

8 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

8 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

8 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

8 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

8 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

8 hours ago

This website uses cookies.