Categories: LajmeSociale

Ekskluzive! “Ndieja kockat që thyheshin çdo sekondë,” flet i riu që kërkoi eutanazinë: Lutesha të vdisja

Eutanazia, procedura mjekësore për t’i dhënë fund jetës kur nuk ka më shpresë, ka shkaktuar gjithnjë debat nëse duhet lejuar përdorimi, nëse po në cilat raste dhe a duhet të ketë limit moshe. Disa nga shtetet e kanë lejuar përdorimin e eutanazisë me rregulla të qarta, ndërsa për disa të tjera kjo nuk është një opsion.

 “Jetë Shqiptare” në RTSH sjell rrëfimin e një shqiptari, i cili që në moshë të re për shkak të sëmundjes së tij kërkonte të injektonte eutanazinë dhe t’i jepte fund jetës.

Everest Baçaj, sot inxhinier, kujton momentet e tij të vështira ku ishte adoleshent dhe i shtruar në një spital në Torino të Italisë.

Gjithçka nisi kur rruazat e tij të bardha sulmonin kockat, dhe ai, ndonëse në moshë të re, vendonte vetëvrasjen.

“Dhimbja ishte aq e madhe sa lutesha të vdisja, çdo sekondë më thyheshin kockat ”, thotë Everesti, ndonëse shton se mjekët i jepni guxim dhe se kjo ishte kalimtare.

“Unë në 2005-2006, në moshë të vogël kam qenë tepër mbipeshë dhe trupi im nuk mund të zgjatej në limitet e lejuara dhe kur kalova në adoleshencë rashë nga pesha dhe trupi filloj të zgjatej mbi limitet e lejuara dhe në këtë moment rruazat e bardha sulmon kockat e mia dhe kisha një dhimbje që nuk e përshkruaj dot me fjalë, ku në çdo sekondë ndieje se kockat të thyheshin. Arrita në atë pikë sa i lutesha infermieres që t’i jepja fund, por infermierja më jepte kuroja se do ja dalësh. Unë doja të mbaronte gjithçka. Në një moment vetëm se nuk arrija të ngrihesha dot, po unë do të hidhesha nga dritarja. Kjo periudhë zgjati diku tek 3 muaj. Më kujtohet kur arrita kulmin e dhimbjes nuk e di ku gjeta forcën dhe u ngrita nga krevati dhe dikush më mbajti dhe erdhën mjekët dhe unë rashë pa ndjenja. Në moment të fundit thashë “më në fund mbaroi”. Pas asaj ndodhie me dhanë ilaçe të tjera dhe dhimbja filli të qetësohej”, tha Everesti.

Sot që periudha e vështirë shëndetësore është thjeshtë një ëndërr e keq, Everesti shprehet se personat që mendojnë të injektojnë eutanazinë, duhet t’u besojnë mjekëve se gjithçka do kalojë. Për Everestin, përdorimi i eutanazisë duhet të shihet vetëm kur nuk ka më shpresa nga mjekët.

“Në atë hark kohor mendoj se zgjidhja e duhur do te ishte eutanazia, ishte e vetmja zgjidhje për mua. Sot mendoj se ishte zgjidhja e gabuar. Për mua duhet të dëgjohen mjeket se ata janë ura lidhëse midis jetës dhe fundit të saj. Nëse mjekët kanë thënë se ka arritur fazën terminale atëherë mos ndikoni në jetën e njerëzve lërini të kenë një vdekje me dinjitet. Kur mjeku thotë se do ja dalësh duhet ta besoni”, tha ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Karnavalet e Shkodrës ulin siparin – Festimet e këtij viti zgjatën një javë në rrugët e kryeqendrës së veriut

Spektakli i orëve të fundit të Karnavaleve të Shkodrës nisi që të shtunën në darkë…

3 minutes ago

Ekspozita me piktura dhe skulptura – Kaltrina Hoti dhe Fatlon Ibishi prezantuan punimet artistike në Shkodër

Galeria “Oda” në Shkodër hapi dyert për ekspozitën e parë të vitit.  “Klithma në heshtje”…

8 minutes ago

Mbyllet java e 26-të e “Abissnet Superiore”

Teuta – Tirana dhe Skënderbeu – Egnatia ulën siparin e javës së 26-të të kampionatit…

17 minutes ago

Punimet në Rrugën e Komanit, Rama: Do i jap një hov të ri turizmit

Rruga e Komanit është kantieri më i ri i hapur në bashkinë e Vaut të…

23 minutes ago

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, sot në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, pritet të mbërrijë në vendin…

26 minutes ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 26 parti dorëzojnë kërkesën për t’u regjistruar

Dy ditë para përfundimit të afatit, 26 parti politike kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të…

27 minutes ago

This website uses cookies.