Categories: AktualitetLajme

Ekskluzive! Në “Jetë shqiptare” dy vëllezërit akrobatë që vendosën rekordin Gines

Mes përpjekjeve për t’ia dalë, dy vëllezër shqiptarë vendosën që të merrnin pjesë në spektaklin “America’s Got Talent”. Aty spikatën ndër gjithë konkurrentët dhe nuk pushuan asnjëherë duke sjellë në rrjetet e tyre sociale numra të ndryshëm akrobacie e duke shkaktuar sa habi, edhe kënaqësi, e duke marrë duartrokitje nga qytetarët e thjeshtë.

Përmes një interviste ekskluzive në “Jetë shqiptare” në RTSH, ata treguan për numrin e para disa ditëve në qytetin e Nju-Jorkut.

Më 3 mars, Arnold dhe Artan Balla realizuan një numër të vështirë akrobacie në mes të sheshit të Tajms-Skuerit dhe në syrin e qindra njerëzve, duke u futur në librin Gines (o. Guinness).

Rekordi ishte ‘ekuilibër mbi cilëndër me sy të mbyllur’ dhe thyerja e rekordit ishte minutazhi prej 61 sekondash, që e vendosëm të dy,” u shpreh Arnoldi.

Kemi punuar rreth dy vite me këtë numër me sy të mbyllur për rekord Gines. Puna ishte shumë komode, edhe pse numri ishte shumë i vështirë, sepse të mbash atë lloj ekuilibri me sy të mbyllur është ndjesi tjetër sikur ta bësh me sy hapur. Unë kam qenë shumë komod. Edhe kur e realizuam në Tajms-Skuer ishim mjaft të përgatitur dhe gjithçka shkoi perfekt. Kemi pasur mbështetjen e policëve që mos të kalonin njerëz apo që vinin të bënin foto dhe afroheshin, por nuk e kuptonin që ishte me rrezik, sepse një prekje të vogël doja dhe…” shtoi vëllai i tij, Artani.

Dy vëllezërit shqiptarë u dalluan që te audicioni i emisionit ‘America’s Got Talent’, ku dalin në pah talentet e të gjitha moshave.

Producenti dhe menaxheri që punonte me ne na thanë ‘bëhuni gati, djema, sepse këta numra nuk para bëhen kollaj’. Mbaj mend që ajo fjali para një viti e gjysmë doli shumë e vërtetë. Kemi bërë pesë ‘Got Talent’ nëpër botë dhe i erdhi radha rekordit Gines. Ndihemi shumë të vlerësuar edhe si artistë, edhe me medalje për performancën.

Jemi të gëzuar vetë se është rekord Gines. Normalisht edhe familja, sepse ne mundohemi t’i bëjmë sa më shumë krenarë dhe t’i tregojmë se ne vlejmë,” tha Arnoldi për “Jetë shqiptare”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama: Arsimi profesional, garanci që mos iu mbeten fëmijët pa punë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se arsimi profesional është instrumenti i garancisë që…

3 hours ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

3 hours ago

Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me…

3 hours ago

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

4 hours ago

Lamine Yamal, i pari U18 me mbi 10 ndeshje në Champions

Lamine Yamal është në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monakos. Sulmuesi i Barcelonës i…

4 hours ago

Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i…

4 hours ago

This website uses cookies.