Categories: LajmeSportFutboll

Ekskluzive në “Zona 30”, De Biasi me zemër kuqezi i jep kurajo Shqipërisë

Giovanni De Biassi, ish-trajneri KUQEZI që e dërgoi Shqipërinë për herë të parë në finalet e një europiani, pikërisht në Euro 2016, në një intervistë ekskluzive në emisionin në “Zona 30” në RTSH.

Përshëndetje dhe ju falenderoj që pranuat ftesën tonë.

“Përshëndetje, mirëdita të gjithëve”

Kam vënë re që asnjëherë nuk i keni evituar kontaktet me mediat, sidomos me ato shqiptare dhe për këtë të falenderoj sërish.

“Është gjithmonë kënaqësi të flas me ju në Shqipëri sepse më vijnë në kujtesë momentet e bukura që kemi jetuar sëbashku”.

Si ndiheni tani që prej disa javësh nuk jeni i angazhuar me një skuadër?

“Tani kam nevojë të marr pak frymë e të relaksohem sepse ishte një impenjim shummë i vështirë me Azerbajxhanin por në fund të theksoj se jam shumë i kënaqur me punën e bërë dhe rezultatet e arritura me atë skuadër”.

A mund t’i vendosesh një notë aventurës në Azerbajxhan?

“Ishte një eksperiencë shumë interesante sepse  njoha një vend të ndryshëm dhe jetova mirë e pata gjithashtu disa vështirësi sepse futbolli nuk është sport kryesor aty dhe kanë një mënyrë të ndryshme të të parit të futbollit, madje shumë ndryshe nga Italia dhe Shqipëria”.

Megjithatë, investimet e tyre janë të konsiderueshme, çfarë nuk funksionoi?

“Ka pak lojtarë, shumë pak aktivizohen që në bazë edhe pse është një vend me rreth 10 milionë banorë. Siç e thashë edhe më parë duhet kohë për të marrë rezultatet. Nuk mund të ngjitesh brenda pak kohësh nga vendi i 124 në të 16-tin si në rastin me Shqipërinë, madje edhe me Shqipërinë e nisa nga vendi i 83 e më pas shkuam deri në vendin e 16 të FIFA-s dhe kur u largova e lashë skuadrën në vendin e 22 të klasifikimit. Duhet shumë kohë, lojtarët e duhur dhe ky është aspekti më i rëndësishëm”.

Ku ndryshojnë azerët nga ne shqiptarët në aspektin sportive?

“Azerët janë më të fiksuar me sportet individuale. Janë shumë të fortë në sportet luftarake, në boks dhe disiplina të tilla të ngjashme. Për sportet e skuadrave kanë më shumë vështirësi. Në kërë aspekt është më e vështirë se sa puna që kam bërë me Shqipërinë ku ka shumë lojtarë që aktivizohen jashtë kampionatit shqiptar. Te Azerbajxhani pothuajse se gjithë skuadra luante në vend dhe  4 apo 5 të tjerë luajnë në kampionate të linjave të dyta”.

Nga Shqipëria juaj e vitit 2016 kanë mbijetuar pak lojtar, Hysaj, Berisha e ndonjë tjetër, a mund të themi se është kjo dhe skuadra juaj?

“Jo, jo, absolutisht jo, nuk mund ta them këtë edhe pse sot ka disa lojtarë të kombëtares time. Kjo është skuadra e Sylvinhos e presidentit Duka për të cilin edhe pse njerëzit kanë mendime të bdryshme, flasin qartë rezultatet sepse ai sot ëstë zv/president i UEFA-s, anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe ka zgjedhur një trajner që ia doli të regjistronte arritje të rëndësishme dhe nuk ka asgjë tjetër ëpr të shtuar përvecse për ta uruar këtë skuadër e për të shpresuar për të ardhmen edhe pse u shortua në një grup të vështirë. Gjithsesi, Shqipëria mund ti habisë të gjithë në qershor apo korrik”.

Çfarë ju ka surprizuar më shumë nga kjo skuadër?

“Me siguri cilësia e lojtarëve të cilët janë shumë të mirë dhe luajnë shumë në Serie A por edhe të tjerë që luajnë në nivele të larta. Të gjithë dhanë një kontribut të madh për kualifikimin në europian”.

Sylvinho ju ka përmendur shumë për punën e bërë…

“I uroj shumë fat Sylvinhos dhe e falënderoj nëse ka thënë gjëra të tilla për mua cka do të thotë se 5 vite e gjysmë punë nuk janë hedhur poshtë madje projekti është cuar përpara nga një trajner që ka pasuar dy trajnerë të tjerë të cilët erdhën pas meje. Ai gjeti çelësin për të formuar një grup të bashkuar dhe lojtarë me cilësi të mëdha. Me siguri kampionati italian i ka dhënë lojtarë të mëdhenj kombëtares por edhe ata që luajnë në kampionate të tjerë si në Korenë e Jugut apo vende të tjera, kanë shumë cilësi”.

Flasim pak për shortin, Shqipëria ndodhet në një grup ferri, cilat janë pritshmëritë që keni?

“Me siguri nuk ishte një short me fat por unë besoj se Shqipëria do të mbërrijë në qershor me lojtarë më të çlodhur sepse nuk aktivizohen në ekipe që lutojnë deri në fundm edhe pse shpresoj që të gabohem në këtë pikë e ata të shkojnë sa më larg me klubet e tyre, ndoshta është pikërisht ky avantazhi që mund të ketë Shqipëria. Ky është ndoshta avantazh i madh, sepse të kesh lojtarë më të freskët se skuadrat e tjera ku lojtarët e tyre luajnë deri në fund të Champions apo Europa League. Ky mund të jetë një detaj interesant që duhet marrë në konsideratë”.

Besoj se rrugëtimin që bëmë në vitin 2016 vështirë se do e përsërisim.

“Pse jo, pse jo? Unë mendoj se Shqipëria mund të zbresë në fushë për ti luajtur ndeshjet e për të qëndruar në lojë deri në fund. Shqipëria ka ekujlibër në fushë dhe lojtarë me eksperiencë e cilësi. Gjithsesi skuadrat që ka në grup nuk janë të lehta. Spanja psh mund të të shënojë edhe 3 apo 4 gola e sipas meje kjo është skuadra më e fortë e grupit. Italia nuk është skuadra më e fortë e botës dhe jo sepse ishte në vazon e kartërt, por sepse nuk ka lojtarët që ka pasur shumë vite më parë si Totti, Baggio apo Del Piero por ka një trajner shumë të zotin e të përgatitur që e ka nisur nga fundi dhe brenda pak kohësh ka arritur të bëjë një oganizim të mirë”.

Një këshillë edhe për Spalleti-n, nëse do ua kërkojë, besoj e keni?

“Po shikoni, Spalleti nuk ka nevojë për këshillat e mija”.

Duke marrë në konsideratë faktin që keni drejtuar Shqipërinë…

“Le të themi që Shqipërinë e ka parë dhe i di pikat e forta të skuadrës dhe do të përpiqet ta përgatisë Italinë për ta përballur Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Do të jeni në Dortmund për ndeshjen Itali-Shqipëri?

“Unë do të shkoja me gjithë qejf por duhet të presim e të shikojmë nëse presidenti Duka do të më nisë një ftesë”.

Kjo skuadër e Sylvinho-s është pak cinike.

“Është një cilësi të jesh cinik e të shfrytëzosh rastet që ke në dispozicion. Ky është maksimumi për një skuadër, të jetë sa më pragmatike e të mos bëjë poezi por të marrë rezultate dhe nëse kjo vjen nëpërmjet organizimit të lojës, akoma më mirë. Nëse përballesh me skuadra që të bëjnë të vuash duhet ta përballosh presionin e të shfrytëzosh ato pak minuta të mira që mund të kesh në një ndeshje. Me këto detaje duhet të punohet të besohet verbërisht sepse nuk ka asgjë për të humbur dhe shumë për të fituar”.

Kush të ka surprizuar më shumë nga lojtarët e Sylvinho-s?

“Asani me siguri sepse gjatë kohës së fundit u shfaq edhe në versionin e golashënuesit të disa golave që për më tepër duken edhe si fotokopje të njëri tjetrit. Mbi të gjitha më pëlqen skuadra që luan e bashkuar e që di të mbrojë e sulmojë me 11 lojtarë dhe është shumë e bukur për tu pare”.

Si ka mundësi që nuk e keni evidentuar Asanin, që luante në Shqipëri me Partizanin?

“Unë po të them që Asani është 28 vjeç tani e në kohën time ishte shumë i ri. Vërtet po flasim ëpr Euro 2016 por ky është viti i fundit por unë e kam nisur në 2011 dhe po flasim për 13 vite më parë kur disa lojtarë ishin 17 apo 18 vjec dhe kjo është arsyeja pse Asani nuk është thirrura atëherë. Unë mendoj se kam thirrur lojtarë që më kanë dhënë më shumë garanci dhe prandaj bëmë atë rrugëtim që bëmë”.

Mister, çfarë mendoni për Gjimshitin, kapiten i skuadrës tani, ndërsa në 2016 u la jashtë Evropianit?

“Mund të them që në atë kohë në vitin 2016 ai nuk luante shumë minuta te Atalanta. Kishte luajtur vetëm në tre ndeshjet e fundit të kampionatit. Unë fola me drejtorin sportiv Sartori që është edhe miku im dhe i thashë se nëse nuk e aktivizonin, si mund ta merrja në Europian? Ai është një lojtar tek i cili kam pasur shumë besim. Bashkë me të në fazën parapërgatitore të Austrisë erdhi edhe Rashica, një lojtar me shumë talent por edhe Herolind Shala. Deri në fund vlerësova gjendjen e tyre fizike dhe fakti që lashë jashtë Beratin nuk ishte i lehtë sepse ai për më tepër ishte edhe lojtari që kishte shënuar në Armeni por nëse duhej të bëja një vkerësim të gjendjes fizike të lojtarëve, zgjodha të vendosja në favor të atyre që kishin luajtur më shumë e kishin më shumë minuta”.

Flasim pak për Brojën, i ka letrat në rregull për të qenë pjesë e një skuadre të disiplinuar si ajo e Sylvinho-s?

“Nuk e di sepse e njoh si lojtar por nuk e njoh si njeri. Besoj se ky është një aspekt që duhet marrë parasysh te një lojtar. Nuk po flas për rastin e Brojës, por nëse ke në skuadër një lojtar që është i fortë por nuk respekton rregullat e krijion probleme në grup, skuadra vjen para të gjithave. Besoj se Sylvinho do të bëjë vlerësimet e tij. E ritheksoj që nuk e njoh si njeri por si lojtar e kam parë që është shumë i fortë dhe arrin të bëjë gjëra të jashtëzakonshme sepse ka një fizik të jashtëzakonshëm dhe luan në Premier League. Unë mendoj që është një lojtar që duhet mbajtur në konsiderate”.

Skuadrës tënde i mungonte një numër 10 si Behrami, apo si Asani që i shpik golat nga hiçi?

”Na mungonte edhe pse kishim Memushaj që ishte një lojtar me ato karakteristika por pak i ndryshem. Për më tepër Memushaj nuk kishte luajtur asnjëherë në Serie A edhe pse për ne ishte shumë i rëndësishëm”.

Është përfolur ditët e fundit dhe për një kalim tek përfaqësuesja e Kosovës, çfarë ka të vërtetë në këtë lajm?

“Une nuk di asgjë sepse janë gazetarët që e kanë përfshirë emrin dhe kandidaturën time në këtë kombëtare. Nëse do të më kontaktojnë nga federata do të isha i disponueshëm dhe do të shkoja të flisja e do të shikoja kushtet nëse janë për të punuar bashkë”.

Të pëlqen si ide?

“Me pëlqen ideja sepse besoj që është një skuadër me lojtarë të mirë që mund të bëjë gjëra fantastike. Me Kosovën mund të bëhet diçka interesante”.

Jeni në historinë e Shqipërisë, si emri që na dhuruat europianin e parë dhe siç thonë në Itali nuk ka dy pa një dhe ti urojmë shumë suksese kombëtares në këtë europian.

“Unë e uroj me gjithë zemër. Në Itali thonë gjithashtu që nuk ka 2 pa 3 prandaj le të nisim të mendojmë për impenjimet e radhës. Jam i sigurt se skuadra edhe pse pa shumë eksoperiencë përvec dy tre emrave si Hysaj apo Berisha, duhet ta ketë atë dëshirë dhe uri për të lënë gjurmë. Sot Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të bërë mirë dhe zhvilluar një europian pozitiv në Gjermani”.

Ju falenderoj në emrin tim dhe të gjithë stafit të RTSH për kulturën që keni injektuar në mentalitetin tonë. Faleminderit.

“Të falënderoj dhe unë, ishte një kënaqësi e madhe për mua. Përqafime të gjithëve dhe gjithmonë….forca Shqipëria”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

KF Shiroka merr fitoren e parë, derbi  Murlani – Basania përfundon me rrjeta të paprekura

KF Shiroka ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionat duke mposhtur në fushën…

7 minutes ago

Arton Podrimcaku largohet nga Vllaznia – Lajmi u bë i ditur nga Klubi i futbollit Vllaznia

Klubi i futbollit Vllaznia ka njoftuar përmes faqes së saj se ka mbyllur bashkëpunimin me…

8 minutes ago

Ndotje masive në Liqenin e Fierzës – Vendosen rrjeta metalike për të penguar ardhjen e mbeturinave nga Kosova

Ndotja e sipërfaqes së liqenit të Fierzës është masive sidomos pas reshjeve të shiut në…

48 minutes ago

PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar socialist Niko…

52 minutes ago

Gjimshiti lë pas dëmtimin, mbrojtësi kuqezi në dispozicion të Gasperinit për sfidën e Champions League

Pas suksesit përballë Parmës në kampionat në fundjavë, Atalanta përgatitet për ndeshjen e radhës në…

1 hour ago

Superiorja, mbyllet java e 14-të, tri të parat nuk gabojnë

Është mbyllur sot java e 14-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Dy takimet e fundit u…

1 hour ago

This website uses cookies.