Radiotelevizioni Shqiptar ka zbardhur traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës që u firmos më 28 shkurt mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të ukrainës Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) në Tiranë.
Në këtë marrëveshje, e siguruar nga gazetarja Denada Shkodrani, theksohet forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe konsolidimi i miqësinë mes dy popujve, përmes zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Shqipëria dhe Ukraina kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike më 13 janar 1993, ndërsa palët angazhohen që të forcojnë marrëdhëniet politikë afatgjata mes tyre.
Duke konfirmuar respektimin e shtetit të së drejtës, Shqipëria dhe Ukraina, angazhohen të punojnë në forcimit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare nëpërmjet parandalimit të përhapjes së armëve bërthamore dhe armëve të tjera të shkatërrimit në masë.
Sot (28 shkurt) zhvillohet në Tiranë Samiti për Ukrainën ku i pranishëm është edhe Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky).
Zelenski u prit nga kryeministri Edi Rama, me të cilin zhvilluan edhe një takim “kokë më kokë”, ku palët konfirmuan forcimin e marrëdhënieve dhe theksuan se Shqipëria do të mbetet një nga mbështetëset kryesore të Ukrainës për luftën e saj për pavarësi dhe integritet territorial.
Traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës
REPUBLIKA E SHQIPËRISË DHE UKRAINA, në vijim të referuara si “Palët”,
TË UDHËHEQURA nga Komunikata e Përbashkët për Vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës e datës 13 janar 1993:
ME DËSHIRËN për të vendosur themelet politike të partneritetit të tyre afatgjatë, konstruktiv dhe dinamik, dypalësh dhe shumëpalësh,
DUKE KONFIRMUAR respektimin dhe përkushtimin e tyre ndaj parimeve dhe normave demokratike në marrëdhëniet ndërmjet shteteve sovrane, të cilat duhet të zhvillohen në bazë të partneritetit, besimit të ndërsjellë, respektimit të vlerave dhe idealeve të përbashkëta të lirisë, demokracisë, drejtësisë, solidaritetit dhe dinjitetit njerëzor,
DUKE KONFIRMUAR respektimin e shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,
DUKE VËNË NË DUKJE rëndësinë e forcimit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare nëpërmjet parandalimit të konflikteve, menaxhimit të krizave, çarmatimit dhe parandalimit të përhapjes së armëve bërthamore dhe armëve të tjera të shkatërrimit në masë,
TË NDËRGJEGJSHËM për përgjegjësinë e tyre të përbashkët si shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, për ndërtimin, së bashku me kombet e tjera, të një rendi të ri politik dhe ekonomik botëror, të bazuar në drejtësinë sociale dhe të drejtat e njeriut, respektimin e pavarësisë kombëtare, integritetin territorial dhe mjedisin,
ME DËSHIRËN për të forcuar lidhjet historikisht të forta midis popujve të tyre dhe për të nxitur bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat dhe hapësirat e mundshme në dobi të tyre të ndërsjellë.
Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman në Lezhë kremtuan festen e…
Projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë mes Shqipërisë dhe Malit të…
Komunitetet fetare në Shkodër uruan festën e Fiter Bajramit. Teksa në Xhaminë e Parrucës u…
Një grup Bamirës në Shkodër, tashmë e kanë kthyer në traditë që çdo Bajram të…
Besimtarët myslimanë të Shkodrës morën pjesë këtë të diel në ceremoninë e faljes së Fitër…
Organizatorët e Festivalit të 63-të të Këngës për Fëmijë në Shkodër kanë publikuar listën me…
This website uses cookies.