Categories: AktualitetBotaLajme

Ekskluzive – SHBA, vrasja makabër e 43-vjeçares shqiptare me dy djemtë. Flasin mikeshat: Jemi shokuar!

Një vrasje makabër ka tronditur opinionin publik amerikan dhe shqiptar këtë fillim viti, duke lënë një grua shqiptare të vrarë bashkë më dy djemtë e saj 10 dhe 12 vjeç.

Autor i vrasjes raportohet se ishte vetë babai i familjes, oficeri i policisë Uatson Morgan (o. Watson), i cili po ashtu u gjet i vetëvarur në vendngjarje.

Në “Jetë shqiptare”, Eliona Gjergo tregoi si e përjetoi ndarjen nga jeta të mikeshës së saj, të ndjerës Ornela Morgan Rori, shqiptares me origjinë nga Korça.

Lajmin e mora vesh nga një postim në rrjetet sociale dhe filluam secila nga shoqet ta shpërndanim shokun që kishim pësuar në atë moment. Unë komunikoja me Ornelën virtualisht, sepse unë jetoj në Athinë, ndërsa Ornela në Amerikë. Ajo dukej dhe e tregonte që ishte një bashkëshorte dhe mama e lumtur me një familje perfekte. Kjo ishte në dukje, në fotografitë e tyre, nga udhëtimet e ndryshme,” tha znj. Gjergo.

Sipas mikeshës tjetër, Ada Furxhi, e gjithë Amerika është shokuar nga kjo ngjarje e rëndë.

Ne jetonim larg, ndoshta 12 orë me makinë. Herën e fundit e kam takuar para 5 vjetësh, por flisnim me telefon. Mesazhet tona të fundit ishin në lidhje me Krishtlindjet. Më tha që do i kalonte me shumë familjarët e saj që ndodhen në Masaçusets. Folëm edhe për fëmijët, për nisjen e shkollës. Nuk e di, sepse ishte gjithçka shumë mirë – ajo ishte e aktivizuar, punonte me kohë të plotë dhe kishte fëmijë shumë të sjellshëm,” u shpreh znj. Furxhi.

Autori i ngjarjes duhej të kishte turnin e punës më 31 dhjetor 2023, ditën kur ndodhi vrasja. Oficeri mbante gradën rreshter dhe ishte dekoruar për shërbimin e tij. Arsyet e vrasjes mbeten të pasqaruara dhe u zbulua vetëm pasi oficeri nuk ishte paraqitur në punë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

PD reagon ndaj deklaratës së kryekëshilltarit Luli – Irena Shala: Opozita nuk ka bojkotuar Shkodrën, ka mbrojtur vendimmarrjen

Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…

8 hours ago

Procesi për vdekjen e Maradonës/ Dëshmia e shefit të reparti të terapisë intensive: Luque s’lejoi mjekët të futeshin në dhomë!

Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të  2020…

10 hours ago

PSD takime në Has – Kandidatët për deputetë: Vendlindja jonë do të ketë të ardhme më të mire

Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…

11 hours ago

Spahia takim me tregtarët e Rusit / Kandidati i PD- ASHM: Biznesi i vogël në faliment, rriten tarifat dhe taksat

Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…

11 hours ago

“Takim mes miqsh të vjetër” – Kandidati i PD- ASHM,  Ted Kopliku,  bashkëbisedim në një oborr shtëpie

I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…

11 hours ago

Vajzat e reja për veprim klimatik – Në “28 Nëntori” zbatohet projekti për një të ardhme të qëndrueshme

Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…

11 hours ago