Ekskluzive/ Vrasja e Liridina Ademajt, gazetarja Zhitia: Naimi bleu vilë luksoze në Prishtinë

Zhitia

Zhitia

Gazetarja nga Kosova Albionë Zhitia në një lidhje Skype me emisionin “Jetë Shqiptare” ka dhënë detaje ekskluzive në lidhje me vrasjen e Liridona Ahmetajt, me porosi të bashkëshortit Naim Murseli, ish-këshilltar i biznesmenit Behgjet Pacolli.

Zhitia ka bërë me dije se Naim Murseli ndonëse në Suedi jetonte me familjen në bodrum, ka blerë një vilë luksoze në Prishtinë.

Është folur duke pasur parasysh afërsinë e Naimit dhe Behgjet Pasollin, biznesmenin e njohur, por ky i fundit ka reaguar ashpër dhe ai nuk e ka besuar që Naimi ka një profil të tillë. Ai është distancuar dhe ka shprehur keqardhje për rastin e Liridonës duke qenë se ka qenë dhe kumbar i fëmijëve të Liridonës.

Ai ka shprehur gatishmërinë për ti qëndruar afër familjes së Liridonës. AI ka mohuar që t’i ketë dhuruar atë shtëpi.

Shtëpia është mjaft e madhe dhe me bazën financiare që ka në Suedi, nuk ka diçka që ai mund të mbulojë shpenzimet. Ai ka hapur një platformë online në Kosovë ku reklamon margeting për biznese të ndryshme. Vila është blerë në qershor të viti 2023.

Liridona ka arritur në Kosovë në tetor të këtij viti, ndërsa Naimi në qershor”, ka thënë gazetarja Zhitia.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.