Ekspeditat mësimore / Mundësi e mirë për njohjen e kulturës materiale dhe asaj shpirtërore
Roli i ekspeditave dhe rëndësia e tyre ishte fokusi i takimit studentor të mbajtur në Bibliotekën Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” nga Departamenti i Historisë. Ekspeditat janë një mundësi e mirë për të njohur nga afër kulturën materiale dhe atë shpirtërore të vendit tonë.
Ekspedita në formën e praktikave mësimore realizohet rreth dy javë , por brenda saj përfshihen edhe orë të veçanta akademike dhe kjo përbën një arsye më shumë për studentët për të zgjedhur degë si Historia, Gjeografia etj. në UNISHK.
Ekspeditat e zhvilluara nga degë të veçanta të UNISHK zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit dhe ato kanë një rëndësi të madhe sa i përket mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe monumenteve natyrore.