Categories: Lifestyle

Ekspertët: Demenca prek edhe moshën 30-vjeçare. Këto janë shenjat ndaj të cilave…

Ekspertët: Demenca prek edhe moshën 30-vjeçare. Këto janë shenjat ndaj të cilave duhet të alarmoheni

Ekspertët paralajmërojnë se shenjat e demencës mund të shfaqen që në moshën 30-vjeçare. Edhe pse simptomat e sëmundjes mund të jenë ‘të ndërlikuara për t’u dalluar’, ekspertët thonë se ekzistojnë gjashtë shenja që na alarmojnë, të cilat mund të fillojnë edhe në të 30-at.

Sipas NHS, demenca është një sindromë (një grup simptomash të lidhura) që lidhet me rënien e vazhdueshme të funksionimit të trurit.

Ka shumë shkaqe të ndryshme të demencës dhe shumë lloje të ndryshme të saj.

Njerëzit shpesh ngatërrojnë sëmundjen e Alzheimerit me demencën.

Sëmundja e Alzheimerit është një lloj demence dhe, së bashku me demencën vaskulare, përbën shumicën e rasteve.

Edhe pse për momentin nuk ka kurë për demencën, një diagnozë e hershme ndaj do të thotë se përparimi mund të ngadalësohet në disa raste, kështu që personi mund të jetë në gjendje të ruajë funksionin e tij mendor për më gjatë.

Diagnoza i ndihmon njerëzit me demencë të marrin trajtimin dhe mbështetjen e duhur.

Gjithashtu mund t’i ndihmojë ata dhe njerëzit afër tyre që të përgatiten për të ardhmen.

Duke folur për Express, Bernadette Mossman e Vida Healthcare ka renditur disa shenja ndaj të cilave duhet të alarmohemi.

“Dementia është sindromë e lidhur me rënien e funksionit kognitiv dhe aftësisë për të kujtuar që dëmton jetën e përditshme, deri në një pikë ku një person nuk është më i pavarur”, tha ajo.

“Jo vetëm që ekzistojnë disa lloje të ndryshme të demencës [mbi 200 nëntipe], por simptomat mund të ndryshojnë nga personi në person, gjë që mund ta bëjë të ndërlikuar zbulimin”, ndërsa shtoi: “Megjithatë, ka disa shenja të zakonshme për të cilat duhet të jeni të vetëdijshëm”

Gjashtë shenjat e hershme të dementias:

Vështirësi në përqendrim

Humbje kujtese

Përpjekja për të ndjekur një bisedë

Ndryshimet e humorit

Vështirësi në kryerjen e detyrave

Ndryshimet e humorit

Pavarësisht se dementia shihet zakonisht si një gjendje që prek të moshuarit, veçanërisht ata 65 vjeç e lart, ajo mund të zhvillohet edhe tek 30 vjeçarët.

Burimi

RTSH Shkodra

Share
Published by
RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

52 minutes ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

58 minutes ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

1 hour ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

1 hour ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

1 hour ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

2 hours ago

This website uses cookies.