Ekspertët e sigurisë kibernetike u mblodhën në Tiranë, Tola: Të jemi të koordinuar dhe të përgatitur
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola mori pjesë në punimet e konferencës “Balkan Secure 2.0” që u mbajt në Shqipëri.
Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme që kishte si qëllim përmirësimin e kapaciteteve të reagimit ndaj incidenteve kibernetike në Ballkanin Perëndimor.
Konferenca dyditore bashkoi profesionistë nga i gjithë rajoni, përfaqësues të CERT/CSIRT-s, dhe ekspertë të fushës për të ndarë praktikat më të mira dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar.
Në një kohë kur kërcënimet kibernetike po rriten në kompleksitet dhe shkallëzim, zv/ministri Tola theksoi se, më e rëndësishme se kurrë është që të jemi të koordinuar dhe të përgatitur.
“BalkanSecure 2.0” synon të krijojë një komunitet të fortë dhe të bashkuar për të përballuar sfidat e sigurisë kibernetike.
Falë mbështetjes së Sense Cyber Research Center, Chevening Alumni Kosovo dhe FCDO të Mbretërisë së Bashkuar ky bashkëpunim ofron mundësinë për një Ballkan Perëndimor me të sigurt.