Ekspertët paralajmërojnë: Mos pini pije të gazuara

pije gazuar 750x375 1
Nëse konsumoni rregullisht lëngje të gazuara, truri juaj do të përjetojë disa ndryshime negative, paralajmërojnë shkencëtarët.
Një studim më i ri ka treguar se pirja e shpeshtë e lëngjeve të gazuara sjell deri te hiperaktiviteti dhe ndryshimet e proteinave në tru. Ekspertët thonë se ndryshime të ngjashme ndodhin edhe te sëmundjet, si karcinoma apo sëmundja Alzheimer.
“Në shumicën e shoqërive perëndimore është shqetësuese rritja e sasisë së konsumimit të lëngjeve të gazuara. Shumë njerëz marrin sasi të mëdha kalorish me këto pije. Studimi ynë tregon se lëngjet e gazuara nxisin ndryshime në tru”, ka thënë njëri nga studiuesit.
Duke u bazuar në rezultatet e tyre, autorët rekomandojnë që të pihet sa më shumë ujë, e sa më pak pije të gazuara.