Ekspertja e ekonomisë: Keqmenaxhimi i të ardhurave, një prej sfidave të rinisë shqiptare
Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi e ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ka folur mbi paratë dhe ndikimin që kanë ato te individët.
Radonshiqi ka deklaruar se një prej sfidave me të cilat përballet sot Shqipëria është keqmenaxhimi i parave dhe papunësia. Ajo u shpreh se paraja nuk e blen lumturinë, por mungesa e parave, ndikon negativisht te lumturia pasi prish balancat.
“Paraja është shumë e rëndësishme sidomos sot me globalizimin. Pa para është e vështirë të mbijetosh. Por edhe paraja duhet menaxhuar mirë. Shqiptarët kanë probleme me menaxhimin e parave. Pas viteve ’90 dukje qenë se ke më shumë mundësi për të gjetur alternativa dhe për të shpenzuar., sot të menaxhosh paratë, është një sfidë.
Një prej sfidave që ka rinia në Shqipëri, është keq menaxhimi i të ardhurave dhe papunësia. Unë mendoj se paraja nuk të jep lumturinë. Nëse një individ nuk ka shumë të ardhura do e ketë të vështirë të ketë një shëndet mendor ose financiar të mirë.
Paratë ndihmojnë së pari për të plotësuar nevojat fiziologjike, nevojat bazë. Shpesh herë grupet vulnerabël janë ata që ndihen më shumë në vështirësi. Paraja nuk e blen lumturinë, por mungesa e parasë, ndikon negativisht te lumturia. Paraja ndikon në lumturi sepse prish balancat”, tha ajo.
Pyetjes nëse të jep apo jo pushtet paraja, ekspertja e ekonomisë iu përgjigj duke thënë se “në Shqipëri të jep pushtet”.
Ajo deklaroi se nuk ka rëndësi se sa i arsimuar, apo i informuar je, pasi nëse në Shqipëri ke para, ke dhe pushtet.
“Nuk ka rëndësi sa i arsimiuar dhe informuar është një person, kur ky individ ka para, ka dhe pushtet. Një individ i cili nuk ka backgroud, atëherë ka një efekt presioni, mungesë trajtimi me dinjitet të punonjësve.
Kohët e fundit po ndryshon ky mentalitet pasi bizneset po përballen gjithnjë e më shumë me mungesë punonjësish”, theksoi Radonshiqi.