Eksploziv makinës në Shkodër  –  Pronari i automjetit: Nuk kam asnjë ide se kush mund të jenë autorët

eksploziv makines

Shkodra u zgjua mëngjesin e sotëm nga një shpërthim me tritol që u vendos tek goma e parë e një automjeti, i cili është dëmtuar pjesërisht. Ngjarja ndodhi rreth orës 02.30 minuta në rrugën “Martin Camaj”, në lagjen “Rus”.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Mësohet se pronari i automjetit të jetë Alban Bushati 37-vjeç nga Shkodra.

Ai ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë ide se kush mund të jenë autorët e ngjarjes, pasi vetë ka një biznes ku shet fruta-perime.

Ndërkohë , policia dyshon se më parë ky shtetas është marrë me baste sportive dhe ka dyshime se kjo ngjarje mund të lidhet me bastet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.