Eksportuesit janë në vështirësi : Po humbasim çdo muaj 9 milionë euro, mund të ikim nga Shqipëria!
Përfaqësues të sektorit të manifakturës së veshjeve dhe këpucëve që përbëjnë rreth 38 % të eksporteve Made in Albania, që prej marsit të këtij viti deklarojnë që janë në vështirësi.
Ata thonë se shkaqe kryesore janë mbiçmimi i lekut dhe indiferenca e institucioneve.
Kryetari i shoqatës Pro – Eksport Albania Edvin Prençe, që përfaqëson 840 biznese vendave me 75 mijë të punësuar deklaroi se humbjet janë rreth 9 milion euro në muaj.
Të pyetur cilët do të jenë hapat nëse nuk arrijnë të marrin një përgjigje nga institucionet për ti mbështetur ata deklarojnë se mund të largohen nga vendi për të filluar biznesin në një tjetër vend .
Në letrën dërguar të gjitha institucioneve, Pro – Eksport Albania kërkon vazhdimin e dialogut për zgjidhjen e situatës dhe vendosjen e paketës manifakture e cila do të mundësonte orientimin e kalimin e sektorit në prodhues konkret.