Ekspozimi i fëmijëve në rrjetet sociale për qëllime përfitimi, avokati Bici: Kjo është dhunë ndaj tyre
Rritja dhe fuqizimi i rrjeteve sociale ka bërë që fëmijët të ekspozohen gjithnjë e më shumë në to duke rënë pre e abuzimeve. Shumë persona po përdorin fëmijët për qëllime përfitimi duke nxjerrë imazhet apo videot e tyre duke i përdorur për biznes. Për avokatin Henri Bici kjo duhet të jetë e dënueshme, pasi është një “dhunë” që ushtrohet ndaj tyre, në një kohë që ata nuk janë të aftë të mbrojnë apo të flasin për veten e tyre.
I ftuar në “Jetë Shqiptare” në RTSH, Bici tha se në Shqipëri ekziston ligji për mbrojtjen të drejtave të fëmijëve dhe se nëse institucionet do të kishin një koordinim më të mirë mes tyre atëherë fëmijët do të ishin më të sigurt dhe se rastet e abuzimit që do të zbuloheshin do të ishin të shumta.
“Është krijuar një probleme me shfrytëzimin e fëmijëve për qëllime përftimi në rrjete sociale. Është e ndaluar përdorimi i fëmijëve për qëllime fitimi. Kjo konsiderohet si keqpërdorim i fëmijëve dhe është një lloj dhune ndaj tyre. Fakti që një fëmije hidhet në një mjedis dixhital dhe ekspozohet në një mjedis të pakontrolluar është e dëmshme pasi shumë persona mund të kenë qëllime keqdashëse. Ligji për të drejtat e fëmijëve ne vendin tonë ndalon përdorimin e fëmijëve me qëllime fitimi. Shfrytëzimi i fëmijëve me evoluimin e kohës ka ndryshuar dhe vija ndarëse është shumë e hollë.
Rregullatori është agjencia kombëtare shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe këshillim kombëtar që merret me koordinimin e të gjithë institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Nëse do ketë bashkëpunim mes institucioneve mund të gjejnë konsum të veprën penale ndaj fëmijëve”, tha Bici.