Ekspozita e Pop Artit Amerikan, për herë të parë për publikun shqiptar 39 punime nga Andy Warhol
Për herë të parë në rajon dhe për publikun shqiptar çelet ekspozita e Pop Artit Amerikan me 39 piktura nga artisti Andy Warhol. E vendosur në 3 sallat e Galerisë së Artit Tiranë, kjo ekspozitë prezanton disa nga veprat më të njohura të artistit. Drejtoresha e Galerise Edit Pula, në studion e RTSH 24 bën me dije se vizitorët e huaj janë më të shumtë.
Në këtë ekspozitë janë edhe disa nga veprat më të rralla të artistit.
Warhol është një figurë emblematike e skenës së artit amerikan në shekullin XX dhe përfaqësuesi më tipik i Pop Artit, i njohur në të gjithë botën, ndaj dhe impakti për këtë ekspozitë ka qënë mjaft i lartë. Për të gjithë artëdashësit , kjo ekspozitë do të qendrojë e hapur deri më datë 5 gusht.