Ekspozita “Gjyqet”, bashkëpunim i Muzeut “Marubi” dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare

Muzeu “Marubi” në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare do të çelin së shpejti ekspozitën “Gjyqet”. Ekspozita vjen si një hulumtim nga kuratorët Zef Paci, Luçjan Bedeni dhe Lek M. Gjeloshi.

E themeluar në vitin 1920, si Zyra e Parë e Shtypit, në Shqipëri, menjëherë pas çlirimit (29.12.1944), ky institucion u shndërrua në ATSH (Agjencia Telegrafike Shqiptare),  institucioni i vetëm informativ i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë gjatë diktaturës, që kishte si synim përhapjen e informacionit zyrtar mbi veprimtarinë ideologjike, politike, ekonomike, kulturore e shoqërore që zhvillohej në Shqipëri, si dhe mbi ngjarjet politike në botë.

Ekspozita që do të çelet më 29 dhjetor, përdor nga ATSH-ja vetëm imazhet fotografike të një periudhe dhe procesi të posaçëm, duke u mbështetur në një paradoks që flet sa për një kohë të caktuar, aq edhe për fotografinë. Është zgjedhur një periudhë politike (1945-1961), kohë kur diktatura shfaqte hapur qëndrimin e saj agresiv e kërcënues kundrejt personave që kishin një qëndrim ndryshe, duke mbjellë një ndjenjë frike e pasigurie ndaj njerëzve dhe duke rritur pacënueshmërinë e plotfuqinë e saj.

Sot, ky akt regjistrimi fotografik, na tregon padyshim edhe një pikëpamje tjetër: nxjerrjen në pah të diçkaje që nuk kishte ndërmend të shfaqte; një gjyq të fotografisë së gjyqeve.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga pasditja e 29 dhjetorit 2023 deri më 24 mars 2024.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

8 minutes ago

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…

12 minutes ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

1 hour ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

1 hour ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

1 hour ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

2 hours ago

This website uses cookies.