Lajme

Ekspozita kombëtare “Salloni i vjeshtës”, edicioni i 18-të kishte temën “Vjeshta e dashurisë dhe kreativitetit”

Rreth 80 artistë pjesëmarrës i dhanë jetë edicionit të 18-të të ekspozitës kombëtare “Salloni i Vjeshtës”.

 Ngjarja artistike, e zhvilluar në GASH, erdhi e kuruar nga piktori Mikel Temo.

 Tema e këtij viti ishte “Vjeshta e dashurisë dhe kreativitetit”.

Juria e përbërë nga Merita Spahija, Ferid Kola dhe Eshref Qahili vlerësuan me çmimin e parë punimin e artistes Lindita Marku, çmimi i dytë shkoi për Ikbal Kalanë dhe i treti për Umberto Palin.

Artistët nga qytete të ndryshme ishin pjesëmarrës në disa mediume si: pikturë, fotografi, vizatim, skulpturë, instalacion dhe gjini të lidhura me to.

Vizitorët u njohën nga afër me veprat artistike të të gjithë pjesëmarrësve në “Salloni i Vjeshtës”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

2 days ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

2 days ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

2 days ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

2 days ago

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…

2 days ago

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n

Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…

2 days ago

This website uses cookies.