Ekspozita paralele në galerinë e arteve/ Dy artistët nga Kosova njohën vizitorët me 40 punimet e tyre në pikturë

ekspozita paralele3
Muaji shtator riktheu ekspozitat në Galerinë e Arteve në Shkodër, teksa në muret e saj qëndronin të varura 40 piktura, pjesë e dy ekspozitave paralele.
Luljeta Muçaj nga Kosova erdhi si autore e ekspozitës “Në hapësirat e kompozicionit abstrakt”, kuruar nga Musa Prelvukaj. 20 pikturat e saj në dukje abstrakte janë të realizuara në shi dhe bartin mesazhe të rëndësishme për ndjeshmërinë.
Anton Krasniqi ishte autori tjetër po nga Kosova i ekspozitës paralele “Ringjallja”, kuruar nga Naim Spahiu. Përmes punimeve të tij, autori synon të nxisë bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes shqiptarëve kudo ndodhen.
Pikturat e ekspozuara tërhoqën interesin e vizitorëve të pranishëm në galeri.