Ekspozita “Penelata n’hapësirë”/Piktori nga Kosova, Eshtref Berisha prezantoi punimet në galerinë “Oda”

Nga Gjermania në Shkodër, artisti nga Gjilani, Eshtref Berisha, çeli ekspozitën personale “Penelata n’Hapësirë” në galerinë “Oda”. 25 punimet e autorit të çojnë në kozmos. Në dukje krijohet ideja e një arti abstrakt por për piktorin nga Kosova është një realizëm i plotë.Arti është formë komunikimi dhe si i tillë, autori dëshiron t’i përcjellë publikut mesazhin e tij përmes pikturave të realizuara.“Penelata n’Hapësirë” është ekspozita e katërt për piktorin Eshtref Berisha.