Ekspozitë e studentëve të arteve / Punimet në tekstil dhe dizajn përmbanin motive floreale dhe tradicionale
Studentët e vitit të dytë të degës “Pikturë Grafikë” të universitetit “Luigj Gurakuqi” shkrinë fantazinë e tyre përmes krijimtarisë në ekspozitën “Textil Design”, çelur në mjediset e Rektoratit të këtij universiteti ku nderonte me pjesëmarrjen e saj edhe rektorja Rajmonda Kçira.
Nën udhëheqjen e pedagoges së Artit, Erëmirë Jahja, studentët sollën në punimet e tyre stilizime me motive floreale dhe tradicionale.
Studentët ndajnë detaje nga punimet dhe e shohin pikturën si të ardhmen e tyre.
Pjesë e veçantë e ekspozitës ishte edhe elementi suvenir ku për këtë të fundit u realizua edhe një konkurs mbi punimin më të mirë. Ekspozita e çelur në hapësirën e Rektoratit shërben si një nxitje dhe promovim për studentët në rrugën e artit.