Categories: LajmeArtFotografi

Ekspozitë fotografike nga Lindja e Largët, sot në Muzeun “Marubi”

 Muzeu Kombëtar i Fotografisë “MARUBI” në Shkodër, mirëpret sot të gjithë dashamirësit e artit e veçanërisht të fotografisë, në hapjen e ekspozitës me pamje të magjishme të tempujve, ritualeve, traditave e peizazheve të Japonisë.

Ekspozita e titulluar “Felice Beato e Adolfo Farsari: Dy italianë në Lindjen e Largët” vjen nga një bashkëpunim me Fondacionin “Alinari” për fotografinë dhe konsulente Rossella Menegazzo.

Ekspozita sjell vende të skalitura në kohë e në histori, të paraqitura në imazhe që përpiqen të frenojnë forcën e pashmangshme e shndërruese të modernitetit.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, shkroi se ekspozita e rrallë vjen falë dedikimit të Muzeut “Marubi” dhe realizohet me mbështetjen e MEKI-t dhe Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.

Ekspozita shënon bashkëpunimin e parë mes dy institucioneve dhe shfaq punët e dy autorëve të rëndësishëm për historinë e fotografisë italiane dhe botërore. Autorët në fjalë, ishin ndër të parët që fotografuan Lindjen e Largët, Japoninë në veçanti, duke kontribuar kështu në përhapjen e fenomenit kulturor të japonizmit në Evropë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Champions: Dalin në shitje biletat e finales, çmimet janë … “të kripura”

Fillon zyrtarisht përgatitja për finalen e Ligës së Kampionëve 2025: UEFA ka hapur shitjet e…

3 hours ago

Marquez, mbreti i shpejtësisë

Mark Markez vazhdon të dominojë në këtë botëror të MotoGp. Por spanjolli pas tre garave…

3 hours ago

Investimet në Shkodër, deklarata PD- PS / Zëdhënëset e dy partive, këndvështrime të ndryshme për punët që po kryhen

PD dhe PS kanë dalë me deklarata për shtyp në lidhje me investimet që po…

3 hours ago

Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën. Ja si mund të votojnë emigrantët

Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri, pasi u printuan në Slloveni. Ato…

6 hours ago

Kallas mbërrin sot në Tiranë, takime me Ramën dhe Begajn

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen…

6 hours ago

Arsenali pret Madridin, Arteta: Ançeloti frymëzim, presim prej vitesh këtë moment!

Mikel Arteta është gati për ndeshjen me Realin e Karlo Ançelotit. Sipas teknikut spanjoll, rivalët…

6 hours ago

This website uses cookies.