Ekspozitë kolektive e artistëve shkodranë – Emërtimi “Gjethet që harroi vjeshta”, frymëzim nga Frederik Rreshpja

Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati, Artan Draçini, Andi Hila etj. prezantuan punimet e tyre në pikturë, grafikë, fotografi dhe skulpturë në Galerinë “Oda”.
Ekspozita e titulluar “Gjethet që harroi vjeshta” e gjen frymëzimin në vargjet e Frederik Rreshpjes dhe vjen si një ndërthurje e arteve pamore.
Drejtuesja e Galerisë, Rozafa Shpuza, apelon për më shumë përkrahje ndaj nismave artistike.
Mjeshtri i skulpturës, Ferid Kola thotë se kjo ekspozitë dëshmon kreativitetin e artistëve përmes krijimtarisë së tyre.
Kjo qasje duhet të gjejë reflektimin e vet edhe në qytet.
Ekspozita “Gjethet që harroi vjeshta” erdhi si iniciativë e Galerisë “Oda” në bashkëpunim me organizatën “Lidhja Shqiptare Europiane”.
Ajo do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në ditët e para të muajit dhjetor.