Ekspozitë me piktura abstrakte/ Në Galerinë e Arteve u çel ekspozita e artistit nga Gjakova, Kamuran Goranci
Në një ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar si ajo e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Galeria e Arteve në Shkodër çeli ekspozitën me piktura për publikun shkodran. “Code 3”, ekspozita personale e piktorit nga Gjakova Kamuran Goranci, erdhi si një analizë gramatikore dhe ngjyra ku shprehet një gjendje ekspresive.
Artisti thekson se titulli i ekspozitës është si një vazhdim i dy të parave, “Code 1” në Këln të Gjermanisë dhe “Code 2” në Tiranë. Pikturat duket sikur fshehin mister brenda që duhet zbuluar. Artisti nga Gjakova e lidh mesazhin e ekspozitës me iluzionet që mund të mos duken aq të pamundura për t’u realizuar.Ndërsa kuratori shprehet se pikturat abstrakte të Gorancit krijojnë një realitet të ri.