Ekspozitë me punime artistike/“Gjeste dashurie” u realizua nga nxënës të shkollave të qytetit

Ekspozita “Gjeste dashurie” tërhoqi interesin e vizitorëve të shumtë në ambjentet e galerisë “Oda”. Punimet artistike u realizuan nga nxënës të shkollave “Ismail Qemali” dhe “Miqësia” të frymëzuara nga artistja Claudia Losi dhe të koordinuara nga Melisa Paci.Ekspozita jep mesazhin e dashurisë shumëdimensionale të saj.“Jam ndjerë shumë mirë teksa puna ime ka shërbyer si një motivim dhe frymëzim për ekspozitën. Kjo e fundit e vë fokusin tek ambienti, mjedisi që na rrethon dhe sigurisht edhe tek dashuria që këta të rinj e kanë shprehur mjaft mirë përmes punimeve të tyre.”
“Gjeste dashurie” erdhi si pjesë e kalendarit të aktiviteteve të edicionit të shtatë të festivalit “Ekrani i Artit”.