Ekspozitë me veshje të stilizuara/ Studentët e Arteve ekspozuan krijimet e tyre në hollin e Rektoratit të UNISHK
Studentët e vitit të tretë të Departamentit të Arteve, dega “Pikturë Grafi” e Universitetit të Shkodrës paraqitën disa prej punimeve të tyre me veshje të stilizuara në mënyrë kreative. Një pjesë e mirë e tyre ishin të krijuara me materiale të riciklueshme. Kjo ekspozitë u udhëhoq nga pedagogia e artit Nirvana Baja.Senada është njëra nga studentet pjesëmarrëse të kësaj ekspozite. Ajo ka punuar disa kohë për krijimin e saj.Ekspozita u zhvillua në hollin e Rektoratit të universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe tërhoqi interesin e vizitorëve të pranishëm.