Lajme

Ekspozitë në 100-vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit

Biblioteka Kombëtare çeli ekspozitë në nderim të kësaj figure të rëndësishme të jetës kulturore, politike dhe ndërgjegjes kombëtare me rastin e 100-vjetorit të lindjes së fratit françeskan, publicistit dhe shkrimtarit memuarist shqiptar, At Zef Pllumi. Ekspozita me libra dhe dorëshkrime do të qëndrojë e hapur për publikun në hollin kryesor të BKSH-së.

At Zef Pllumi vuajti për 26 vite në burgjet politike komuniste dhe pas rënies së diktaturës hodhi në letër kujtimet e tij.

Vepra më e madhe dhe më e rëndësishme e tij është triologjia “Rrno vetëm për me tregue”, botuar për herë të parë në vitin 1995, shoqëruar me parathënien “Nën këmishën e hekurt të kujtimeve” të prof. Aurel Plasarit. Botimi i dytë në 2006 u shoqërua me një parathënie nga kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare.

Zef Pllumbi lindi në Bogë, më 28 gusht 1924. Që në fëmijëri u njoh nga afër me fretërit françeskanë Gjergj Fishta dhe Anton Harapi, të cilët ndikuan në formimin e tij fetar. Më 1931 hyri në kolegjin françeskan të Shkodrës, ku jepnin mësim personalitete si vetë Fishta, Harapi, kompozitori Martin Gjoka etj. Merr formim klasik në filozofi, teologji, letërsi dhe përvetëson mjaft mirë gjuhët e huaja: latinishten, italishten, frëngjishten, gjermanishten dhe greqishten e vjetër.

Në vitet 1943-1944, Zef Pllumbi ishte një nga bashkëpunëtorët e revistës “Hylli i Dritës” dhe sekretar personal i at Anton Harapit, i cili e caktoi që të rendiste e ndihmonte në Arkivin Françeskan. Zef Pllumi njihet aty me dokumente të hershme e ndër më të vlefshmet për historinë kombëtare.

Afria dhe bashkëpunimi i Zef Pllumbit me emra të rëndësishëm të klerit katolik u bënë shkak për arrestimin dhe dënimin e tij. Për herë të parë u arrestua dhe u dënua në 1946, kur ishte vetëm 22 vjeç.

Më 1989 lirohet nga burgu dhe me vendosjen e demokracisë, at Zefi fillon meshtarinë te Kisha e Shn’Andout në Tiranë deri në vitin 1997.

Në vitin 2006 At Zef Pllumbi dekorohet me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe vlerësohet me çmimin “Penda e Artë” për trilogjinë e tij me kujtime “Rrno vetëm për me tregue”.

Ekspozita përfshin veprat e tij si “Françeskanët e mëdhaj”, “Siç thonim dje…= Ut heri dicebamus”, “Frati i pashallarëve Bushatli të Shkodrës”, “Histori kurrë e shkrueme”, “Saga e fëmijnisë”, “Antipoezi për shekullin e njizetë”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën. Ja si mund të votojnë emigrantët

Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri, pasi u printuan në Slloveni. Ato…

1 hour ago

Kallas mbërrin sot në Tiranë, takime me Ramën dhe Begajn

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen…

2 hours ago

Arsenali pret Madridin, Arteta: Ançeloti frymëzim, presim prej vitesh këtë moment!

Mikel Arteta është gati për ndeshjen me Realin e Karlo Ançelotit. Sipas teknikut spanjoll, rivalët…

2 hours ago

Kurti nis takimet konsultative për krijimin e qeverisë së re, ftesë kreut të LDK, Lumir Abdixhikut

Kryeministri Albin Kurti ka nisur takimet konsultative me qëllim konstituimin e plotë të Kuvendit e…

3 hours ago

Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, Hasani: Dëshmi e marrëdhënieve mes dy vendeve

Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, në praninë e Ministrit për Evropën dhe…

3 hours ago

Humbja e Vllaznisë në RTSH Shkodra – Trajnerët e futbollit Duli, Doçi dhe Mani, kritika kuqebluve

Humbja e Vllaznisë në transfertën ballshiote 1-0, është analizuar menjëhërë pas përfundimit të ndeshjes në…

3 hours ago