Ekspozitë për harmoninë fetare/”Gurët e besimit” përmban elementë të bashkëjetesës, harmonisë, objekte kulti dhe ngjarje

ekspozita
Rreth 30 fotografi u ekspozuan për vizitorët në mjediset e Qendrës Rinore “Arka” në Shkodër si pjesë e ekspozitës së emërtuar “Gurët e besimit”. Bashkëjetesë, harmoni, besim, njerëz, objekte kulti dhe ngjarje ishin disa nga elementët që pasqyroheshin në këtë ekspozitë me fokus harmoninë fetare.Fotografitë që shpalosen në ekspozitë u realizuan nga disa prej fotografëve artistë të qytetit.Ekspozita erdhi në kuadër të projektit “Forcimi i dialogut dhe harmonisë ndërfetare” me mbështetjen e Ambasadës Hollandeze në Tiranë. Pjesë e projektit ishte edhe spoti promocional i përgatitur nga Ambasadorët e Harmonisë dhe të rinjtë e Këshillit Rinor “Arka”.