Ekspozitë pikture nën tingujt e kitarës/ Kjo është ekspozita e parë për 13-vjeçaren e talentuar Margjena Kroni
Nën tingujt e kitarës dhe melodisë së saj, 50 pikturave shumëngjyrëshe dhe ekspresive, rrethuar nga miq e dashamirës në mjedisin e hapur të qendrës rinore “Arka”, vajza e talentuar nga Shkodra Margjena Kroni çeli ekspozitën e saj të parë ndonëse vetëm 13 vjeçe, punimet e saj krijojnë bindjen e një artisteje profesioniste.
Në fundin e vitit të kaluar Margjena u përgëzua edhe nga vetë kryeministri Edi Rama për realizimin e portretit të Nënë Terezës duke merituar çmimin e pikturës më të mirë mirëpo po aq sa pikturën ajo dashuron edhe kitarën.Mësuesit e saj të pikturës dhe kitarës çmojnë aftësitë dhe talentin e Margjenës në këto disiplina.
Ekspozita u shoqërua me disa pjesë të njohura në kitarë nga vetë autorja e saj duke krijuar një atmosferë të bukur për të gjithë të pranishmit.